Gazeta Sinjali ka raportuar dy ditë më parë për një problem lidhur me ndriçimin publik në lagjen ‘Sylejman Kollari’ në Rahovec ku jetojnë komuniteti egjiptian.
Qytetarët e kësaj lagjeje kishin mbetur në terr për dy muaj më radhë pavarësisht kërkesave drejtuar institucioneve.
Sinjalizuesi në adresën e Gazetës Sinjali ka raportuar këtë problem.
Pas raportimit të Sinjalit në lagjen ‘Sylejaman Kollari’ është kthyer ndriçimi publik.
Këtë e ka konfirmuar sinjalizuesi që ka shkruar për raportimin e problemit i cili edhe ka falënderuar portalin Sinjali për ndihmën e ofruar në zgjidhjen e problemit.
“Të nderuar miq ju njoftoj që sot është rikthyer ndriçimi publik në lagjen ‘Sylejman Kollari’ pas disa javësh mungesë, angazhimet dhe adresimeve të shumta si anëtar i Këshillit të Sigurisë drejtuar organeve komunale siç duket nuk ishin të mjaftueshme saqë u detyrova të lajmëroj Portalin Sinjali për të cilën e falënderoj për raportim dhe interesim, pas lajmit të publikuar nga Sinjali personalisht me kontaktoi përmes telefonit Ministri i Pushtetit Lokal z Elbert Krasniqi i cili u morr me ketë problem dhe u interesua institucionalisht duke zhvilluar mbrëmë një bisedë telefonike me kryetarin z Smajl Latifi, e që sot siç duket ky problem morri fund. Publikisht falënderoj Ministrin Krasniqi për zgjidhjen e këtij problemi, gjithashtu falënderoj portali Sinjali Zyrën për Komunitet dhe Kthime dhe Kryetarin e Komunës z Smajl Latifi. I lumtur që si anëtar i Këshillit të Sigurisë arrita të jap kontributin tim dhe të zgjidh këtë problem”, ka shkruar sinjalizuesi.