image Pas dy muajsh dorëzohet në Polici i dyshuari për grabitjen në marketin në ‘Muharrem Fejza’

Siguri

Pas dy muajsh dorëzohet në Polici i dyshuari për grabitjen në marketin në ‘Muharrem Fejza’

news image

Të shtunën e 18 qershorit marketi ‘A&B’ në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë ishte cak i një grabitjeje. Një person nën kërcënimin e thikës kishte arritur që të marrë një shumë të parave rreth 500 euro dhe kishte sulmuar shitësen e marketit, raporton Gazeta Sinjali.

E pas gati 2 muajsh, i dyshuari është dorëzuar në Polici. R.K., 28-vjeçar gjatë intervistimit, para hetuesve policorë ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shteti ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Grabitje’.

/GazetaSinjali/