Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka konfirmuar se partia e saj do të marrë pjesë në seancat e ardhshme konstituive të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Deklarata e Bajramit erdhi pas dorëzimit të lëndës në Gjykatën Kushtetuese lidhur me çështjen e Komisionit për Votim të Fshehtë, që është kusht për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
“Po, do të marrim pjesë, dhe do t’i bëjmë thirrje kryesuesit të seancës të kthehet në rendin e ditës,” deklaroi ajo për mediat.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!