Aktorja njëherësh këngëtarja e njohur amerikane, Miley Cyrus, do të mbajë të gjitha kafshët që ka me ish-bashkëshortin e saj Liam Hemsworth.
Çifti nuk kanë fëmijë, por janë “prindër” të 15 kafshëve dhe kujdestarinë e tyre do ta mbajë këngëtarja, transmeton Sinjali.
26-vjeçarja përfitoi pas divorcit kujdestarinë e 7 qenve, 2 kuajve, 2 mëzave, 3 maceve dhe 1 derri.
Hemsworth paraqiti kërkesën për divorc nga aktorja këtë javë, pas më pak se një vit martesë./Sinjali/