Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim Bordin e organizatës joqeveritare Germin, e cila merret me çështje të diasporës.
Ajo me këtë rast ka thënë se diaspora nuk duhet të trajtohet në nivel të remitencave dhe ndihmës familjare.
Në këtë kontekst është diskutuar edhe për potencialin që ofron diaspora, si në aspektin e zhvillimit ekonomik, po ashtu edhe me ofrimin e kapaciteteve profesionale.
Ndërkaq përfaqësues të Germin thënë se do të mbështesin institucionet e Kosovës me ekspertë nga diaspora të fushave të ndryshme.
Në takim u diskutua edhe e drejta e votës së diasporës dhe përmirësimi i kornizës ligjore për këtë çështje./ Gazeta Sinjali/