Sipas Prishtina Weather, fillimi i javës mbetet me mot shumë të ngrohtë. Të martën dhe mërkurën priten shtrëngata me shi. Nga e mërkura rënie e temperaturave.
17.05.2020 – Në fillim të javës mbetet mot shumë i ngrohtë dhe kryesisht me vransira. Ndërkohë një ciklon që ndodhet mbi Mesdheun perëndimor, gradualisht po i afrohet rajonit tonë e ditën e mërkurë do të kalojë edhe mbi vendin tonë.
Pasditen e së martës dhe ditën e mërkurë priten zhvillime të shtrëngatave me shi, të cilat vende-vende mund të sjellin reshje më intenzive shiu, e nuk përjashtohen mundësi edhe për breshër.
Me kalimin e ciklonit do të depërtojnë masa më të freskët ajrore, që nga dita e mërkurë sjellin edhe rënie të temperaturave. Ditën e premte do të mbajë mot i mirë dhe kryesisht me diell.
Pluhuri saharian me përqëndrime më të ulëta do të mbetet edhe ditëve të para të javës, e nga dita e mërkurë erërat veriore do t’a zmbrapsin në jug mbi Mesdhe. Cilësia e ajrit do të përmirësohet dhe do zbres edhe në vlera të mira.
18.05 – Mbetet mot shumë i ngrohtë, kryesisht me vransira. Mundësi për riga lokale shiu.
19.05 – Kryesisht me vransira dhe shumë ngrohtë. Pasdite dhe në mbrëmje priten shtrëngata të shpërndara me shi.
20.05 – Mot jostabil. Që nga orët e hershme të mëngjesit priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.
21.05-22.05 – Të enjten më freskët, kryesisht me vransira, paradite kohëpaskohe me reshje lokale shiu. Ditën e premte, mot i mirë, kryesisht me diell.
Temperaturat minimalet do të luhaten nga 13C deri në 16C, e të premten do të zbresin deri në 8C. Temperaturat maksimale do të luhaten nga 27C deri 29C, të mërkurën do të zbresin në 23C, e ditën enjte edhe deri në 16C.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 3-11m/s.
Me kalimin e ciklonit mbi rajon shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale./ Gazeta Sinjali/