image Pas deklaratës se "ndihej më e sigurt në Serbi", Zhaklina merr vëmendjen me plis në kokë - FOTO

Bota e Yjeve

Pas deklaratës se “ndihej më e sigurt në Serbi”, Zhaklina merr vëmendjen me plis në kokë – FOTO

news image

Ish-opinionistja e Big Brother VIP Albania 2, Zhaklin Lekatari, ka qenë një nga emrat më të komentuar muajve të fundit.

Gjithçka nisi nëpërmjet rrjeteve sociale në bazë të disa postimeve që ndau me ndjekësit gjatë vizitës në Beograd.

Një gjë që i revoltoi më shumë njerëzit ishte postimi kur tha ‘që ndihej më e sigurt në Serbi se aty ku ka shqiptarë’.

Për këtë pati reagime të shumta e madje edhe përplasje virtuale me disa emra të njohur të showbizit.

Sidoqoftë, gazetarja e njohur këtë herë ka publikuar disa fotografi ku shihet me plis në kokë.

Këto imazhe janë realizuar në Burrel, ku veç tjerash ndau edhe disa gjëra tradicionale.

Theksojmë se për vizitën në Serbi dhe për komentet negative që mori, Lekatari në një intervistë theksoi se është ndjerë e përdhunur verbalisht. 

View this post on Instagram

A post shared by Zhaklin Lekatari (@zhaklin.lekatari)

/GazetaSinjali/