image Pas deklaratës që bëri bujë, vjen reagimi i Shkëlzen Gashit

Kosovë

Politikë/ Pas deklaratës që bëri bujë, vjen reagimi i Shkëlzen Gashit

news image

Deklarata e sotme e këshilltarit të Kurtit, Shkëlzen Gashit, për luftën e UÇK-së ka bërë bujë të madhe. Shumëkush e kërkoi shkarkimin e tij nga pozita e këshilltarit të kryeministrit në detyrë, e me këtë deklaratë nuk u pajtuan as zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, në mesin e tyre ishte edhe Glauk Konjufca.

Pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale, Gashi ka dalë me një tjetër deklaratë në profilin e tij në Facebook.

Gashi thotë se nuk ka thënë se UÇK-ja ka kryer krime në Kosovë, por sipas tij individë të UÇK-së.

Lexoni postimin e tij të plotë:

Unë nuk kam thënë që UÇK-ja ka kryer krime, por INDIVIDË të UÇK-së (keqpërdorues të uniformës së UÇK-së), qofshin edhe të lartë në hierarkinë e saj (ky nuk është mendim imi, por këto janë vendime të gjykatave të ICTY-së, UNMIK-ut, EULEX-it, si dhe mendime të raporteve të organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, si Human Rights Ëatch e Amnesty International). UÇK-në dhe luftën e popullit tonë për liri e pavarësi e mbrojmë kur pastrohet nga krimet e individëve që i kanë kryer ato në emrin tonë.

Kosovën e mbrojmë nga Gjykata Speciale dhe sulmet tjera që thonë se Kosova është krijesë e një ndërmarrjeje kriminale, vetëm kur ne vetë i dënojmë ata që në emrin tonë kanë kryer krime kundër civilëve të pafajshëm. Kështu e kanë mbrojtur kroatët Kroacinë, kështu duhet ta mbrojmë edhe ne Kosovën.

E vërteta për intervistën dhe intervistat e mia është e tëra. Ju lus mos u shërbeni me copëza të prera qëllimkëqija, shihini në tërësi ato. Po ashtu, ju mirëpres me komente, kritika, sugjerime, rekomandime pasi ta keni parë në tërësi intervistën që po e bashkëlidhi në koment.

Për fund, ju lus, ta shpërndani këtë!