image Pas bluzave policia konfiskon edhe flamurin serb në Gazimestan

Siguri

Pas bluzave policia konfiskon edhe flamurin serb në Gazimestan

news image

Policia e Kosovës po vazhdon me planin operacional me qëllim që të sigurojnë mbarëvajten e kremtimit të Vidovdanit në Kosovë.

Me qëllim që të parandalojnë provokimet e mundshme nga qytetarët serb fillimisht ata kishin zhveshur bluzat nga të rinjët serbë të cilat kishin mbishkrime provokuese.

Krahas kësaj pjesëtarët e Policisë kanë marrë edhe flamurin e Serbisë të cilin e mbanin në duar serbët./Gazeta Sinjali/