Një ditë pasi vizituan Beogradin dhe zhvilluan takim me presidentin serb Vuçiq, Ndihmës-Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien dhe Drejtoresha e Përgjithshme për Evropën në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme Angelina Eichhorst, pritet të vijnë edhe në Prishtinë.
Dyshja O’Brien dhe Eichhorst pritet të kenë një takim me kryeministrin Albin Kurti, merr vesh Express.
Kjo vizitë vjen pas asaj që e kanë realizuar në Beograd ku janë takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Takimi, sipas Vuçiqit ishte i “shkëlqyer”.
Vuçiq shkruan në Instagramin e tij se takimi pati në fokus kushtet politike në rajon, situatën aktuale në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit në fusha të shumta.