image Pas arrestimit të Naim Murselit reagon babai i tij: Për shkaqe familjare anulojmë të pamet

Kosovë

Pas arrestimit të Naim Murselit reagon babai i tij: Për shkaqe familjare anulojmë të pamet

news image

Pas arrestimit të Naim Murselit, i cili dyshohet për vrasjen e gruas së tij, ka reaguar babai i tij, Shaban Murseli.

Përmes një shkrimi në Facebook, Murseli thotë se kanë anuluar të pamet.

Njoftimi i plotë:

“SHOKE DHE MIQE PÈR SHKAQE FAMILJARE ME KEQ ARDHJE E BEJM ANULIMIN E TE PAMES I FALENDEROJE GJITHE PJESNARRJE NE VORRIM” – ka shkruar ai.

Kujtojmë se një prej personave të arrestuar si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Murselit është Naim Murseli. Përveç Murselit, është arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar, nga Gjakova, i cili në deklaratën e tij para policisë ka pranuar se ka kryer veprën dhe ka deklaruar se Naim Murseli e ka paguar 30 mijë euro për një gjë të tillë.

/GazetaSinjali/