Pas largimit me vullnet të lirë të Alba Pollozhanit nga Ferma Vip 2, një tjetër konkurrent vendosi të ndërpresë rrugëtimin. Bëhet fjalë për Lim Hotin, i cili la garën papritur, duke deklaruar se nuk po mund të qëndronte më brenda fermës.
Në një prononcim pas daljes, ai ndau përjetimet e tij dhe u shpreh se kjo përvojë ishte e paharrueshme për të.
Lim Hoti tha se eksperienca ishte shumë spektakolare, me momente të bukura që do t’i mbesin në kujtesë. Ai falënderoi produksionin, fermerët dhe publikun për mbështetjen, por shtoi se nuk po duroja dot. Duhet të ikja se s’bën.
Ndër të tjera, ai dha edhe një koment për rrjedhën e lojës, duke e përmendur Big Mamën si pretendente për fitore. Finalist shikoj Big Mamën dhe i uroj fitore, tha ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!