Pas aksidentit në të cilin mori lëndime trupore, blogerja e njohur kosovare, Tea Belegu, ka falënderuar shoqërinë për kujdesin ndaj saj.
Aksidenti në të cilin është përfshirë edhe vajza e këshilltarit të Ramush Haradinajt, Erolld Belegut, Tea, ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30, konkretisht në aksin rrugor Milot-Rrëshen në Rrugën e Kombit.
Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për gjendjen shëndetësore të Teas, më pas ajo ka shpërndarë lajmin ku falëndëron shoqërinë për kujdesin dhe shprehet e gëzuar që i ka mbijetuar aksidentit.
Gazeta Sinjali i uron shërim të shpejtë Tea Belegut.