Pas diskutimit të gjatë nga takimi me Shpend Ahmetin, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka pritur në takim edhe kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn.
Ky i fundit me vete në takim e ka marrë edhe ministrin e Tregtisë në largim, Endrit Shalën.
Në takimin paraprak mes Mustafës e Ahmetit, Sinjali mësoi se dy liderët janë dakorduar për të bashkëpunuar edhe pas zgjedhjeve.
Ndërkaq pas takimit, Ahmeti deklaroi se LDK-ja është e interesuar që të shkojë e vetme në zgjedhje. /Sinjali