image Pas 77 vjetësh, Gjermania mbyll bashkëpunimin me 'Adidas', nënshkruan me 'Nike'

Futboll

Pas 77 vjetësh, Gjermania mbyll bashkëpunimin me ‘Adidas’, nënshkruan me ‘Nike’

news image

Mund të cilësohet me plot gojë, si fundi i një epoke, e një prej atyre që ka bërë histori në futboll dhe nuk është rastësi që tabloidi gjerman “Bild” e ka quajtur si “tërmet në Federatë”, teksa pas plot 77 vitesh, Federata Gjermane e Futbollit do të mbyllë partneritetin me kompaninë e veshmbathjeve sportive “Adidas”, teksa ka nënshkruar një marrëveshje me rivalin e saj më të madh, “Nike”.

Suksesi i kompanisë gjermane lidhet ngushtë me atë të përfaqësueses së këtij vendi, që i ka bërë reklamë në të gjithë botën, mirëpo tani marrëveshja mes tyre, që nisi në vitin 1950, do të përfundojë në mbyllje të vitit 2026, kur skadon edhe kontrata aktuale, ose e thënë ndryshe, në pas përfundimit të edicionit të radhës, së Kupës së Botës, në SHBA, Kanada e Meksikës.

“‘Nike’ fituan ndaj ‘Adidas’, pas një oferte dukshëm më të mirë dhe na çuditi me vizionin që kishin edhe sa i përket futbollit amator dhe të femrave”,– të paktën, kështu tha shefi ekzekutiv i Federatës Gjermane të Futbollit, Holger Blask pas këtij vendimi që cilësohet si historik, me kompaninë amerikane, që ka firmosur një kontratë 7-vjeçare, nga viti 2027 deri në vitin 2034.

/GazetaSinjali/