Pas 74 vitesh sonte pritet të realizohet fluturimi i fundit i kompanisë ajrore italiane “Alitalia”, shkruan Gazeta Sinjali.
Avioni Alitalia AZ 1586 do të ngrihet për herë të fundit sonte në orën 23:10, në Aeroportin Fiumicino në Romë me destinacion Cagliari.
Me këtë rast kjo kompani shënon fundin pas 74 vitesh që operon në këtë biznes.
Gjatë 20 viteve të fundit, Alitalia i ka kushtuar shtetit italian rreth 13 miliardë euro.
Pandemia e COVID-19 rezultoi të ishte një goditje fatale për këtë kompani.
Italia Trasporto Aereo (ITA) ka marrë përsipër kompaninë, por do të punësojë vetëm 2 mijë e 800 të stafit të saj, ku mijëra punonjës të tjerë të kësaj kompanie do të mbesin të papunë./GazetaSinjali/