image Pas 4 ditësh, gjendet e mitura nga Gjilani, deklaron se ishte te një shoqe

Kosovë

Pas 4 ditësh, gjendet e mitura nga Gjilani, deklaron se ishte te një shoqe

news image

Sonte është gjetur një e mitur në rrugën “Vëllezërit Maliqi” në Gjilan, e cila ishte zhdukur para katër ditësh.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se e mitura është dërguar në Qendrën për Punë Sociale, ku është intervistuar.

Sipas të njëjtave burime, e mitura kishte deklaruar se gjatë këtyre ditëve kishte qëndruar te shtëpia e një shoqes si dhe te një shtëpi e pabanuar në qytet.

Ndërkaq, sipas mjekut kujdestar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan, gjendja shëndetësore e të miturës është e mirë dhe vërehen disa shenja dhune apo lëndimi. E mitura i është kthyer familjes.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që në mungesë të elementeve të veprës penale, rasti të mbyllet me proces të veçantë. /GazetaSinjali/