image Pas 1 milion eurove, Pacolli premton se do të ndërtojë pallat në Krujë brenda 3 muajve

Kosovë

Shqipëri/ Pas 1 milion eurove, Pacolli premton se do të ndërtojë pallat në Krujë brenda 3 muajve

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ka premtuar 1 milion euro për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, ka thënë se do të ndërtojë vetë banesa për ata që mbetën pa çati në kokë.

Pacolli sugjeroi që në qytetin e Krujës, pallatet dhe shtëpitë e shembura të ndërtohen në pjesën e poshtme të qytetit, duke i dhënë hapësirë zonës turistike. Por në të njëjtën kohë duke i afruar banesat me shkollat, kopshtet e çerdhet.

“Aty ku ka pallate mirë është me zbrit poshtë, për të hapur hapësirë, se Kruja është qytet turistik. Vendosim dhe një fond ne dhe bëjmë një operacion që të dalë edhe qyteti i fituar. Rregullon kualitetin e jetës, më mirë në rrafsh ku krijohet një infrastrukturë tjetër, që ka afër shkollën e kopshtin”, tha Pacolli.

Më tej ai shtoi: “Nëse nuk ka pengesa në rastin më të mirë, një pallat, 45 banesa nga 80 metra katrorë, për 3 muaj duhet të kryhet”.