Partnerja e yllit të futbollit, Cristiano Ronaldo, u shfaq në mbrëmjen e djeshme në një ceremoni të mbajtur në Shanghai me një fustan të krijuar nga stilistja kosovare Lia Stublla.
Vetë Georgina Rodriguez e ka bërë të ditur këtë fakt, përmes një postimi në “Instagram”.
Bëhet fjalë për një fustan të gjatë velvet, me një të çarë anash.
Lia Stublla është një emër mjaft i njohur në fushën e modës. Ajo ka veshur jo pak persona të njohur.
Vlen të përmendet fakti se që nga krijimi i brendit imazh është Dafina Zeqiri, e cila vazhdon të prezantojë veshjet e krijuara edhe në ditët e sotme.