Ligjvënësit iranianë kanë votuar unanimisht për një mocion duke i deklaruar të gjitha forcat amerikane si “terroristë” në përgjigje të vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani të premten e kaluar, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve iraniane IRNA.
Votimi u zhvillua gjatë seancës parlamentare të vendit të martën, njoftoi IRNA. Pasi plani u miratua, delegatët brohorisnin, “Vdekja për Amerikën”, shkruan Gazeta Sinjali.
Në të njëjtën seancë, parlamenti miratoi një buxhet të zgjeruar për Forcën e Kudsit, të cilin Soleimani e drejtoi para vdekjes së tij.
Soleimani u vra nga një sulm me dron nga forcat amerikane më 3 janar, përderisa ishte duke udhëtuar me një veturë afër aeroportit të Bagdadit. Përpos tij, në këtë sulm mbetën të vrarë edhe disa pjesëtarë irakianë të Forcave Popullore të Mobilizimit. Në pozitën e tij tashmë është emëruar gjenerali, Esmail Ghaani./Gazeta Sinjali/