Seanca plenare në parlamentin e Gjeorgji është ndërprerë nga një përplasje fizike mes deputetëve, duke e kthyer sallën e diskutimeve në një skenë tensioni dhe kaosi.
Incidenti ndodhi gjatë seancës së pyetjeve dhe përgjigjeve pas raportit vjetor të qeverisë, të paraqitur nga kryeministri Irakli Kobakhidze. Përplasja shpërtheu mes deputetëve të partisë në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane” dhe opozitës “Për Gjeorgjinë”.
Sipas raportimeve, tensionet u rritën pas kritikave të deputetit opozitar Giorgi Sharashidze ndaj kryeministrit, lidhur me rolin e tij në një vizitë të fundit zyrtare të presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev.
Debati verbal shpejt eskaloi në përplasje fizike mes disa ligjvënësve, duke detyruar ndërhyrjen e stafit parlamentar për të rikthyer rendin në sallë.
Pamjet e incidentit janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur reagime dhe kritika për nivelin e debatit politik në vend. Autoritetet parlamentare pritet të shqyrtojnë masat disiplinore pas ngjarjes.
A fistfight erupted in Georgia's parliament during the final plenary sitting of the spring session. The confrontation started during the question-and-answer session after the annual report of the government delivered by Prime Minister Irakli Kobakhidze pic.twitter.com/fXhD1tBvEW
— Reuters (@Reuters) June 26, 2026
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!