Parlamenti Evropian ka miratuar ndryshimet në rregulloren e mbrojtjes së ujqërve, duke i mundësuar vendet e BE-së të vrasin më lehtësisht këto kafshë. Propozimi mori mbështetje nga 371 deputetë, ndërsa 162 votuan kundër dhe 37 abstenuan, shkruan Gazeta Sinjali.
Për të hyrë në fuqi, vendet e BE-së duhet të miratojnë ende ndryshimet, që do të ndryshojnë statusin e ujkut nga “i mbrojtur në mënyrë strikte” në “i mbrojtur”. Deri tani, ujqërit kanë gëzuar mbrojtje të fortë në të gjithë Evropën.
Megjithatë, disa rajone po e vlerësojnë nëse ky status mund të justifikohet, për shkak të rritjes së numrit të ujqërve.
Sipas ekspertëve të mjedisit, “Edhe pse kjo specie ishte zhdukur në shumë pjesë të Evropës deri në vitet 1960, tani janë rreth 19,000 ujqër në BE”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!