image Parlamenti Evropian miraton edhe rezolutën për Serbinë, i kërkohen sanksione ndaj Rusisë

Rajon

Parlamenti Evropian miraton edhe rezolutën për Serbinë, i kërkohen sanksione ndaj Rusisë

news image

Eurodeputetët kanë miratuar sot Rezolutën për Serbinë, e cila shpreh mbështetjen për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Beogradit zyrtar i bëhet thirrje për respektim urgjent të sanksioneve të vendosura nga BE ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.

Përafrimi i Serbisë me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian në rezolutën që u miratua sot është vendosur si një nga kushtet për përparimin e mëtejshëm të Serbisë në rrugën e integrimeve evropiane.

Raporti i raportuesit për Serbinë Vladimir Bilçik u mbështet nga 523 deputetë të Parlamentit Evropian, 78 ishin kundër dhe 34 abstenuan.

/GazetaSinjali/