Kryetari i komunës së Prishtinës Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook, ka shpërndarë një video ku shihet një autobus privat i cili është parkuar në trotuar, raporton Gazeta Sinjali.
Në videon e postuar shihet një nga shoferët e autobusit i cili është duke tentuar ta largojë pengesën anti parking.
“Derisa ne bëjmë ç’mos për përmirësimin e kushteve në trafik, shoferët e autobusëve privat jo vetëm që operojnë e parkohen ilegalisht në vende jo të destinuara për të ndaluar, mirëpo edhe e dëmtojnë infrastrukturën rrugore”, shkruan Rama.
Rama ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve që ta duan dhe të respektojnë Prishtinën, duke ju kërkuar që të lajmërojnë për çdo parregullsi që shohin.
Postimi i plotë:
Derisa ne bëjmë ç’mos për përmirësimin e kushteve në trafik, shoferët e autobusëve privat jo vetëm që operojnë e parkohen ilegalisht në vende jo të destinuara për të ndaluar, mirëpo edhe e dëmtojnë infrastrukturën rrugore.
Duhet ta duajmë, ta respektojmë dhe të kujdesemi për Prishtinë tonë!
Ju lutemi secilit qytetar që të lajmërojë këto vandalizma në një nga numrat e Qendrës së Thirrjeve të Kryeqytetit :
0800 1 22 44
038 245 777
në mënyrë që të ndërmerren masa!