Parkimi i veturave në vendet jo të duhura është dukuri e shpeshtë, shkruan Gazeta Sinjali.
Mirëpo përveç qytetarëve, këtë gabim e bëjnë edhe zyrtarë të institucioneve të Kosovës e të EULEX-it.
Në një video të postuar nga “Vrojtuesit e Lagjes” dëgjohet se qytetari duke e pyetur zyrtarin nëse vepron njësoj në vendin prej nga vjen.
“A mund të ju pyes nga jeni? A e parkoni kështu veturën në vendin tuaj”, dëgjohet duke thënë qytetari i cili filmoi ngjarjen.
Ndërkaq, zyrtari i EULEX-it i përgjigjet, duke thënë: “Parkoj kështu në Kosovë”.