image Parkingu në QKUK/ Nuk marrin përgjegjësi nëse të humb vetura, por nëse humb biletën paguan 10 euro

Sociale

Parkingu në QKUK/ Nuk marrin përgjegjësi nëse të humb vetura, por nëse humb biletën paguan 10 euro

news image

Qytetarët që po parkojnë veturat në parkingun e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë po ankohen për mungesën e përgjegjësisë së stafit menaxherial të këtij parkingu, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka thënë për Gazetën Sinjali se menaxhmenti i këtij parkingu nuk merr përgjegjësi nëse të dëmtohet ose edhe në rast se vidhet vetura/automjeti që e ke parkuar aty.

Në anën tjetër, atij i duket e palogjikshme që të paguajë 10 euro në rast se i humbet bileta e parkingut.

“Edhe kjo ndodhë te ne, në Spitalet e Kosovës. Hyn në qendër, paguan parking, por as s’merr përgjegjësi për dëmtim e as për vjedhje të veturës. Kurse në biletë shkruan se për biletën e humbur duhet ripagim 10 Euro”, ka thënë ai për Gazetën Sinjali./Gazeta Sinjali/