image Parcelat e njëjta ua shiti dy familjeve - arrestohet 53-vjeçari në Viti

Siguri

Parcelat e njëjta ua shiti dy familjeve – arrestohet 53-vjeçari në Viti

news image

Policia e Kosovës të enjten ka arrestuar një 53-vjeçar, me inicialet S.R., në Viti, pasi dyshohet për mashtrim me prona.

S.R., dyshohet se në vitin 2008 ua kishte shitur disa parcela një familjeje nga Vitia dhe ua kishte kaluar në emrin e tyre. Të njëjtat parcela dyshohet se në vitin 2021 ua kishte shitur një familjeje tjetër po ashtu nga Vitia.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësiti i Hetimeve Rajonale pas një pune mirë të organizuar operative kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin S.R. (1969) shqiptar shtetas i Kosovës me banim në Gjilan i cili dyshohet se në vitin 2008 kishte shitur disa parcela një familje nga Vitia”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas arrestimit, 53-vjeçari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Sipas policisë, janë gjetur prova të qëndrueshme, se i dyshuari besohet të jetë i involvuar në mashtrim.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, i ngarkuar me veprën penale “Mashtrim”.

/GazetaSinjali/