Gazeta Sinjali sot raportoi se Policia e Kosovës ka kapur “bossin” e 9 fëmijëve lëmoshkërkues, në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë. I njëjti është arrestuar si i dyshuar për trafikim me njerëz.
Policia i ka gjetur të dyshuarit një sasi të substancave narkotike dhe para në vlerë të 200 eurove dhe një thikë. Ndërsa pas aksionit në një shtëpi të braktisur ka gjetur edhe një çantë me rreth 1170 euro.
I dyshuari B.S., 39-vjeçar, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Policia ka publikuar pamje të parave dhe gjësendeve që janë sekuestruar: