Artistja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka rrëfyer për herë të parë përjetimin e saj si e pastrehë në sheshin e famshëm “Times Square” në New York, duke theksuar se ishte vendim i saj të jetonte në qiell të hapur dhe jo pasojë e ndonjë rrethane të rëndë personale apo shëndetësore, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu, Simaku tregoi se megjithëse miqtë e saj e kishin lutur që të shkonte me ta, ajo kishte zgjedhur të qëndronte aty. “Ju thashë, ‘ju betohem, e kam një shtëpi në Brooklyn dhe mund të shkoj atje, se s’jam pa njerëz e pa miq’.
Ju thashë, ‘të lutem mos ma merrni për të keq, jam shumë mirë këtu dhe nuk është se jam e sëmurë’”, tha ajo. Simaku, e cila për një kohë ishte zhdukur nga vëmendja publike, u rikthye papritmas në skenën mediatike kur u shfaq në një raportim të kanalit amerikan ABC 7 si një grua e pastrehë në zemër të New York-ut.
Ajo rrëfeu se gjatë qëndrimit të saj atje kishte marrë ndihmë nga amerikanët dhe kishte përjetuar momente të veçanta, përfshirë edhe takimin me djalin e saj. “Një mrekulli… Ishte sikur nuk isha ndarë kurrë me të. S’ka nënë që e harron fëmijën”, theksoi ajo me emocion.
Sot, ajo është në kontakt të rregullt me vëllezërit e saj dhe po qëndron në shtëpinë e biznesmenit shqiptar në SHBA, Elton Ilirjani, i cili ishte i pari që e takoi dhe i ofroi ndihmë.
E pyetur për reagimin e madh që kjo ngjarje shkaktoi në Shqipëri dhe në mesin e shqiptarëve në diasporë, artistja tha se ishte ndier e shqetësuar. “Këtu (në SHBA v.j.) e kam marrë vesh, nga Eltoni.
Thashë se janë shqetësuar shqiptarët, se ne s’ke kemi kulturë të lëmë njeri jashtë…”, u shpreh ajo. Titulli:
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!