image Parashikimi i motit, temperaturat deri në 36 gradë Celsius

Kosovë

Parashikimi i motit, temperaturat deri në 36 gradë Celsius

news image

Gjatë kësaj jave mbi vendin tonë do të vazhdojë të mbajë mot i nxehtë dhe me vapë, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga sot deri të mërkurën ka mundësi që të ketë ndryshim të motit, por jo në gjithë territorin, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-36 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Indeksi i rrezeve ultraviolet (UV) mbetet i lartë, andaj qytetarët këshillohen që nga ora 10:00-17:00 të shmangin kontaktin direkt me rrezet e diellit ose të mbajnë masa mbrojtëse.

Do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë, njofton IHMK./Gazeta Sinjali/