image Parashikimi i motit përgjatë javës së ardhshme

Kosovë

Parashikimi i motit përgjatë javës së ardhshme

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme do të fillojë me mot të qetë, me diell dhe temperatura pranverore, shkruan Gazeta Sinjali.

Por nga e mërkura pritet të ketë ndryshim të motit, me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-11m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Gazeta Sinjali/