image Parashikimi i motit për sot: Shi, shkarkime rrufesh e erë e fortë

Kosovë

Parashikimi i motit për sot: Shi, shkarkime rrufesh e erë e fortë

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat vende–vende do të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, mesatare dhe lokalisht e fortë!

May be an image of map

/GazetaSinjali/