image Parashikimi i motit për sot, në këtë pjesë të vendit do të ketë reshje shiu

Kosovë

Parashikimi i motit për sot, në këtë pjesë të vendit do të ketë reshje shiu

news image

Gjatë ditës së sotme në vendim tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Reshje shiu parashihet të ketë në pjesën veriperëndimore dhe veriore të vendit, të cilat do të ndikojnë dukshëm në rënien e fushave termike në atë pjesë të Dukagjinit, derisa pjesa e tjetër e territorit mbetet në ndikimin e vranësirave dhe intervaleve me diell, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas parashikimeve të këtij instituti, temperaturat sot do të lëvizin nga 9 gradë deri në 27 gradë.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-18 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Gazeta Sinjali/