Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot, vendi do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas njoftimit, kushtet atmosferike do të mbeten të qëndrueshme gjatë gjithë ditës, duke krijuar mundësi të favorshme për zhvillimin e aktiviteteve në natyrë.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 27 deri në 33 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi të lehtë, 1 deri në 4 metra në sekondë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!