image Parashikimi i motit për sot

Kosovë

Parashikimi i motit për sot

news image

Sot do të mbajë mot i kthjellët dhe me shumë rreze dielli, raporton Gazeta Sinjali.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se kushtet agrometeorologjike deri më tani nuk paraqiten të mira për shkak të thatësisë, por reshjet edhe ashtu të pakta që po parashihen gjatë javës, sipas këtij instituti, do ta zbusin këtë situatë të krijuar agrometeorologjike.

Indeksi UV do të jetë i lartë, kështu që këshillat e IKSHP që prej orës 9-17 të mos ju ekspozohemi rrezeve direkt të diellit, mbesin në fuqi.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Gazeta Sinjali/