image Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

news image

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 4 gradë celsius, përcjellë Gazeta Sinjali.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë ditës pritet që të ketë vranësira të dendura të përcjella me reshje shiu.

“Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime të mëdha, sidomos në vlerat e maksimaleve, kurse temperaturat minimale parashihen të ulen diku në zero dhe -1 gradë Celsius. Reshjet e shiut në viset e larta malore mund të shoqërohen me fjolla të borës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s”, njofton IHK./ Gazeta Sinjali/