image Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Kosovë

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nga nesër deri më 29 janar, fushat me presion të ulët atmosferik që kanë përfshirë pjesën e Gadishullit Ballkanik do të jenë të qëndrueshme dhe me tendencë në rritje.

Kjo situatë meteorologjike, sipas meteorologëve, do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët gjatë këtyre ditëve.

Të hënën parashihet të ketë reshje shiu në viset e ulëta dhe ato mesatare, ndërkaq në viset e larta do të ketë edhe borë.

Reshjet e borës, të cilat të martën do të vazhdojnë edhe në viset e ulëta, do të ndikojnë në uljen e temperaturave minimale dhe atyre maksimale.

“Të hënën për shkak të prezencës së vlerave pozitive në fushat termike, parashihet të bie shi në viset e ulëta dhe mesatare, ndërsa në viset e larta parashihet të bie borë. Nga dita e martë reshjet parashihen të jenë në formë dëbore edhe në viset e ulëta. Këto reshje do të ndikojnë në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri 8 gradë Celsius.

Meteorologët paralajmërojnë se do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s në Rrafshin e Kosovës, ndërsa në veriperëndim të Dukagjinit shpejtësia maksimale e erës mund të arrijë deri 18m/s./Gazeta Sinjali/