image Parashikimi i motit për nesër, shi në këtë pjesë të Kosovës

Kosovë

Njoftim/ Parashikimi i motit për nesër, shi në këtë pjesë të Kosovës

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të premten në vend do të mbretërojë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Reshje të dobëta parashihet të ketë vetëm në pjesën veriore të rrafshit të Dukagjinit.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, parashikon instituti”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Ky institut paralajmëron se do të fryjë erë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi maksimale deri 11m/s./Gazeta Sinjali/