image Parashikimi i motit për nesër, mund t'ua prishë planet

Kosovë

Parashikimi i motit për nesër, mund t’ua prishë planet

news image

Gjatë ditës së diel parashihet të mbajë mot me vranësira të shpërndara, të cilat në pjesën e dytë të ditës vende-vende parashihen të shpërndahen me reshje lokale shiu, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

“Temperaturat do të shënojnë rritje graduale në vlerat e maksimaleve, derisa ato minimalet paraqiten pothuaj konstante me ditët e fundit. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Ky institut bën të ditur se nesër do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. Ndërkaq, java e ardhshme parashihet të jetë më e nxehtë, duke bërë që grafiku në fushat termike të shënoj ngritje në të dy vlerat ekstreme./Gazeta Sinjali/