image Parashikimi i motit për nesër

Kosovë

Parashikimi i motit për nesër

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se dita e dielë do të shoqërohet me mot të ftohtë teksa nuk do të mungojnë as intervalet me diell, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5 m/s”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/