image Parashikimi i motit për javën tjetër

Kosovë

Parashikimi i motit për javën tjetër

news image

Mbetet ngrohtë edhe në ditët e fundit të marsit. Ditëve të para vransira e diell. Nga dita e enjte edhe me të reshura shiu.

Ditëve të fundit të muajit mars, situata sinoptike gradualisht do të filloj të ndryshojë, megjithëse në aspektin termik po mbetet ngrohtë. Ditëve të para do të ketë edhe vransira që kalojnë mbi vend, e ku përreth viseve malore edhe mund të sjellin edhe riga lokale shiu, apo edhe bore në zona më të larta.

28.03 – Ngrohtë, paradite kryesisht me diell. Ditën vransirat shtohen, e mundësi për riga lokale shiu priten në mbrëmje, në vise malore në jug të vendit.

29.03 – Ngrohtë. Vransira të shpërndara dhe intervale me diell gjatë ditës. Mundësi për riga lokale shiu, kryesisht përreth viseve malore.

30.03 – Ngrohtë, kryesisht me vransira, por ditën edhe intervale me diell. Në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

31.03 – Kryesisht me vransira, e nga mesdita priten mundësi edhe për reshje lokale shiu.

1.04 – Vransira të ndryshueshme, e kohëpaskohe priten edhe reshje lokale shiu, e orëve të pasdites edhe me bubullima.

/GazetaSinjali/