image Parashikimi i motit për javën tjetër

Kosovë

Parashikimi i motit për javën tjetër

news image

Mot i ndryshueshëm, reshje shiu e borë në vise kodrinoro-malore. Në pjesën e dytë temperaturat kthehen përreth vlerave normale, parashikon “Prishtina Weather”.

17.04.2022 – Të ftohtit që po depërton ditën e sotme mbi vend, mbetet prezent edhe ditëve të para të javës.  Kushtet meteorologjike do të jenë mjaft dinamike, që do të kemi mot të ndryshueshëm, me vransira, intervale me diell, e priten edhe të reshura lokale shiu, e në vise kodrinoro-malore edhe të borës.  Edhepse herë herë nuk përjashtohet mundësia që fjolla bore të bien edhe në pjesë të ulëta të vendit. 

Në pjesën e dytë të javës mund të ketë më shumë intervale me diell, e temperaturat të kthehen përreth vlerave normale.

Cilësia e ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme, e ditën e martë orëve të mbrëmjes ka gjasa të kaloj edhe në vlera të dobëta, shkaku i qetësive më të shprehura, që edhe mbanë ndotësit më të koncentruar pranë sipërfaqes.

May be an image of text that says "Hen, 18.04 Mar, 19.04 Mër, 20.04 Enj, 21.04 Pre, 22.04 12°3° Era: 6-1 Im/s Shtypja: 10 3mb Lageshtia: 63% UVI: 3 Era: 3-7m/s Shtypja: 101 6mb Lagështia: 33% UVI: 13 Era: variabile 1-4m/s Shtypja: 10 8mb Lageshtia: 51% UVI: 5 AQI 5/15 Era: 2-4m/s Shtypja: 101 4mb Lageshtia: 66% UVI: 5 AQI PM2.5 5/30 a:7-13m Shtypja: 1002mb Lageshtia:49% UVI: AQI PM2.5: 10/20 Parashikimi mẽ: 17.04.2022 Prishtina Weather"

Datat:

18.04 – Ftohtë, kryesisht me vransira. Kohëpaskohe priten mundësi për riga lokale shiu, e viseve kodrinoro-malore edhe reshje të dobëta bore.

19.04 – Paradite intervale me diell. Ditën zhvillime të vransirave, e përreth viseve malore priten edhe rrebeshe të shkurta bore.

20.04 – Kryesisht me vransira.  Kohëpaskohe priten mundësi për reshje të dobëta shiu, e viseve kodrinoro-malore edhe borë.

21.04 – Vransira e intervale me diell.  Herët në mëngjes vende-vende mundësi për riga lokale shiu.

22.04 – Paradite diell, e gjatë ditës vransirat shtohen.

/GazetaSinjali/