image Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Kosovë

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

news image

Fillimi i kësaj jave do të karakterizohet me mot kryesisht me diell, derisa orëve të mëngjesit do të ketë mjegull në ultësira. Ndërkaq, pjesa e dytë e javës pritet të sjellë vranësira dhe mundësi për riga lokale shiu.

Sipas Prishtina Weather, nga dita e mërkurë fusha të presionit të ulët nga Atlantiku do të depërtojnë mbi Itali dhe jug të rajonit.

“Mbi vendin tonë do të ketë më shumë vranësira, e nuk përjashtohen mundësi për reshje të dobëta shiu ditën e enjte dhe mbrëmjen e ditës së premte. Në aspektin termik temperaturat do të luhaten përreth vlerave mesatare, me një tendencë të rënies”, thuhet në njoftim.

Kushtet stabile meteorologjike ditëve të ardhshme pritet të mbajnë të rritura koncentrimin e ndotësve të ajrit, megjithëse gjatë ditës herë-herë vlerat e cilësisë së ajrit mund të zbresin në vlera mesatare, por edhe të mira.

26.10 – Në mëngjes përgjatë viseve të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë. Ditën kryesisht me diell.

27.10 – Në mëngjes, viseve të ulëta me mjegull/mjegullinë, gjatë ditës kryesisht me diell.

28.10 – Pas mëngjesit me mjegull nëpër ultësira, ditën kryesisht me vransira dhe intervale me diell.

29.10 – Kryesisht me vransira. Në mëngjes mundësi për riga lokale shiu, e gjatë ditës intervale me diell.

30.10 – Kryesisht vranët. Në mbrëmje vonë mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 4C deri 7C, e maksimalet nga 15C deri 18C.

Do të fryj erë e lehtë nga krahu jugor 2-4m/s, e prej ditës e mërkurë nga verilindja 4-7m/s.

Shtypja atmosferike përreth vlera normale, me tendencë të rritjes./Gazeta Sinjali/