image Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme, vazhdojnë temperaturat e larta

Kosovë

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme, vazhdojnë temperaturat e larta

news image

Gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Të enjten ka mundësi që në vende të izoluara të ketë riga shiu në formë stuhie.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Meteorologët parashikojnë se do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit mesatare dhe lokalisht e fortë./Gazeta Sinjali/