image Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme, këto do të jenë temperaturat

Kosovë

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme, këto do të jenë temperaturat

news image

Gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat do të lëvizin nga 7 deri në 25 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit”, thuhet në njoftimin e këtij instituti./Gazeta Sinjali/