image Parashikimi i motit për ditën e sotme

Kosovë

Parashikimi i motit për ditën e sotme

news image

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Gjatë orëve të pasdites, pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, kryesisht në zonën perëndimore, veriperëndimore dhe atë veriore, duke mos përjashtuar mundësinë edhe për ndonjë vetëtimë dhe bubullimë, njofton Meteo Kosova.

Era do fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe mund të jetë e fuqishme, sidomos në regjionin e Gjakovës, me shpejtësi prej 10-42 km/h, transmeton Sinjali.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 26°C.

/GazetaSinjali/