image Parashikimi i motit për ditën e parë të marsit

Kosovë

Sinoptika/ Parashikimi i motit për ditën e parë të marsit

news image

Shërbimi Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditë së parë të muajit mars në vendin tonë do të mbajë mot i kthjellët me temperaturat maksimale në vlerat e normales për këtë muaj.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.

Instituti bën të ditur se gjatë 1 marsit do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtimet e ndryshme.

Sipas institutit, java e ardhshme, ashtu siç është parashikuar më herët, premton reshje të mjaftueshme./Gazeta Sinjali/