image Parashikimi i motit, paralajmërohen reshje bore në fundjavë

Kosovë

Parashikimi i motit, paralajmërohen reshje bore në fundjavë

news image

Gjatë ditës së sotme në vendin tonë pritet të jetë më ftohtë dhe në mbrëmje ka mundësi për riga lokale shiu, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Prishtina Weather, nesër pritet të ketë reshje bore në viset malore, teksa gjatë ditës së sotme vranësirat shtohen. Rigat lokale shiu që nisin sonte, pritet të vazhdojnë edhe paraditen e së shtunës.

E në ditën e fundit të javës rikthehet moti stabil, me kthjellime gjatë ditës por ftohtë dhe mjegull në orët e mëngjesit përgjatë ultësirave.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa deri të hënën zbresin edhe në 1 gradë Celsius. Ato maksimale zbresin deri në 12 gradë Celsius gjatë ditës së sotme, teksa më pas shënojnë rritje të lehtë në 14 gradë Celsius.

Sot do të ketë qarkullim më të mirë ajror, ku indeksi kalon edhe në vlera të pranueshme.

Njoftimi i plotë:

Mjegull edhe ditën e enjte. Të premten shtim i vransirave, e ditën e shtunë priten reshje të dobëta shiu, në vise malore…

Posted by Prishtina Weather on Wednesday, November 9, 2022

/GazetaSinjali/