image Parashikimi i meteorologëve për këtë javë, si do të ndryshojë moti gjatë ditëve

Kosovë

Parashikimi i meteorologëve për këtë javë, si do të ndryshojë moti gjatë ditëve

news image

Kjo javë do të karakterizohet me mot kryesisht stabil, por jo shumë të nxehtë.

E hëna do të fillojë me mot mjaft të freskët, por rrezet e diellit do të vijnë duke u shtuar gjatë ditës.

Nga e marta pritet që të kemi depërtim gradual të masave ajrore pak më të nxehta dhe gjithashtu do të jemi nën ndikimin e masave të thata ajrore anticiklonike. Pra, nga e marta pritet mot më i nxehtë, megjithatë mëngjeset dhe netët do të jenë të freskëta dhe kjo do të zgjasë deri të enjtën ose të premten kur pritet të kemi përkeqësim të pjesshëm të motit.

Nga e premta do të kemi përsëri depërtimin e masave ajrore të ftohta të cilat do të kushtëzojnë ulje të ndjeshme të temperaturave sidomos në viset tona kontinentale, por me mundësi që të preket edhe bregdeti verior i Shqipërisë. Priten edhe vranësira dhe reshje lokale shiu si dhe ndonjë rrebesh lokal shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Sipas ecurive aktuale për fundjavë na pret mot relativisht i freskët, me alternime vranësirash dhe intervaleve kohore me diell. /Gazeta Sinjali