Ky është horoskopi për ditën e diel, 7 qershor 2020. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Dashi
Në dashuri duhet të tregoni shumë kujdes ndaj asaj që bëni ose thoni, pasi do e keni Hënën kundër. Nervozizmi mund t’iu shkaktojë dhimbje koke. Në punë, së shpejti do të ketë përmirësim.
Demi
Nëse në dashuri keni probleme, gjatë kësaj dite do mund të gjeni pak më shumë qetësi. Streha familjare mund të jetë në qendër të debateve. Duke nisur nga java në vijim, do të ketë përmirësime në punë.
Binjakët
Fakti që nuk e keni më Hënën kundër, i bën gjërat më të lehta sa i takon ndjenjave. Do keni mundësi që të mendoni për dashurinë dhe njeriun e duhur. Mundohuni që të rrini sa më larg të kaluarës dhe të mos mendoni për të.
Gaforrja
Mundohuni që të rrini sa më larg debateve. Çiftet e konsoliduara, do kenë mundësi që të mendojnë për të ardhmen, ndonëse gjatë kësaj dite mund të ketë tensione. Ndikimi i kundërt i Hënës dhe Mërkurit, iu fton që të zgjidhni disa probleme në punë.
Luani
Ndikimi i favorshëm i Hënës ju fton që të reflektoni. Kush është vetëm do ketë mundësi që të gjejë një dashuri të re, por zor se do të jeni ju që do të hidhni hapin e parë. Parashikohen zhvillime pozitive.
Virgjëresha
Pavarësisht ndikimit të kundërt të Venusit, do të dominoheni nga një energji e mirë. Ky është moment ideal nëse doni të bëni ndryshime dhe të merrni një vendim. Në punë, duhet të analizoni mirë çdo situatë.
Peshorja
Shmangni zënkat dhe debatet me partnerin/en. Nëse ka diçka që nuk shkon, mund ta demonstroni, por jo duke sulmuar. Në punë, bëni kujdes ndaj debateve pasi mund të tërhiqeni prej tyre.
Akrepi
Ndikimi i favorshëm i Hënës do ju ndihmojë në dashuri, ku parashikohet që të ketë takime të rëndësishme. Disa vështirësi, do të kenë gjithashtu mundësi për tu kaluar, por mundohuni që të mos ngarkoheni shumë. Në punë, do keni mundësi që të kaloni disa pengesa.
Shigjetari
Në dashuri, mundohuni që të mos synoni diçka që është e paarritshme. Nëse keni kaluar një vështirësi së fundmi, tashmë do të ndiheni më mirë. Në punë, ka disa pasiguri të cilat ju shqetësojnë.
Bricjapi
Në dashuri bëni kujdes që të mos përhumbeni nga problemet e së kaluarës. Takimet që do të bëni, do të rezultojnë mjaft të rëndësishme. Po ashtu, do të ndjeni shumë ankth dhe tension.
Ujori
Gjatë kësaj të diele do të rezultoni shumë tërheqës dhe karizmatik. Sfera profesionale do të ecë më së miri, por duhet treguar kujdes në anën ekonomike.
Peshqit
Hëna do të ketë ndikim të favorshëm dhe do ju dhurojë paqe dhe qetësi. Mundohuni që të mos manifestoni humor të keq si dhe largohuni nga problemet dhe debatet./Gazeta Sinjali/